Ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Hysen Dedja eshte shume i bindur se skuadra shkodrane do te jete ne katershen e atyre qe do te jene ne gare per titullin kampion ne fund. Ne nje interviste per “Panorama Sport” ai fillimisht ka analizuar humbjen e fundit ne kupe ndaj Erzenit per te cilen eshte shprehur:

“Nuk mund të trajtohet si problem i madh nëse u humb një ndeshje dhe sidomos në Kupë. E them këtë, sepse ka edhe një tjetër shans në ndeshjen e kthimit me Erzenin. Personalisht nuk mendoj se do ta vendos në diskutim kualifikimin. E shoh Vllazninë në gjysmëfinale dhe jam i bindur se do ta korrigjojë gabimin që bëri. Besoj se deri në fund skuadra do të jetë pretendente edhe për trofeun e Kupës, pasi i ka të gjitha mundësitë për të luftuar me grupin që ka”.

Nderkohe sa i takon gares ne kampionat, Hysen Dedja do te shtonte: “Kjo i bën mirë kampionatit në tërësi. Egnatian mund ta quaj të sigurt në katërshe, por tashmë janë katër ekipe të tjera që luftojnë për tri vende.

Kjo do të thotë se asnjë prej këtyre ekipeve nuk e ka vendin të sigurt. Prandaj, e shikoj të fortë deri në fund luftën për katërshen e parë. Ndërsa Vllazninë e shikoj me 99 % pjesë të saj. Këtë e bazoj tek ajo që skuadra ka dhënë në fushë këtë periudhë”.