Vllaznia mposhti 3-1 Besëlidhjen në finalen e sezonit, pikërisht në play-off për të qëndruar në Superligë. Pas ndeshjes, trajneri I shkodranëve theksoi se ndihej mjaft I lumtur për sot, ndërsa kontrata e tij me Vllazninë ka skaduar deh ai është gati për një projet të ri nëse do t’I besohet nga drejtuesit.
Jam shumë I kënaqur për lojën dhe rezultatin, kuptohet që kishim edhe gabime të vogla pork jo është e pranueshme. Kuptohet që ndeshje të tilla nuk duhet të kemi më në këto pozita. Grupi ka mjaft lojtarë cilësor. Është problem I atij 2 muajshit të izolimit. Golat që kanë ardhur sot I sheh rrallë në stadiumet tona dhe në vendet evropiane. E përsëris që çdo ndeshje duhet të kem grintë si kjo ndeshje.
Keni projekt për sezonin e ri? Jam I gatshëm të vijoj punën, kjo është në dorë të drejtuesve dhe sponsorit të ri. Ata kanë projektet unë jam gati. Sot kam mbaruar kontratën 2 mujorshe me Vllazninë.
Cfarë duhet të ndryshojë ekipi? Duhet më shumë përgatitje fizike. Një javë sikur të shkëputesh ndikon dhe jo më dy muaj e gjysmë. Për këtë kampionat u vonua me përgatitjet e fillimseoznit. I kam sygjeruar drejtuesve që gjithçka të nisë më gerët si periudhë.
Pa pushime, duhet të ndryshohet? Ata që kanë ekonominë duhet të mendojnë, unë kam në dorë projektin teknik.
Frikë sot? Nuk kisha frikë, emocion do të kesh. Është 11 me 11. Kundërshtari nuk kishte çfarë të humbte.
Cfarë përjetuat sot? Në sport dhe jetë duhet të përballesh me gjithçka. Në garë ka gjithçka, uroj që si kjo garë mos kemi më në Shkodër