Ish- futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznise Hysen Dedja eshte i bindur se kuqeblute nuk do kene rivale deri ne fund te kampionatit dhe ata do te rikthehen serish ne Superlige.
Ne nje prononcim per “sportekspres.com”, ai ka folur ne lidhje me kete çeshtje dhe eshte shprehur: “Vllaznia duket e sigurtë për kreun, ndërsa erzeni me Dinamon nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për të”.
Duke folur me tej ne lidhje me Vllaznine, Dedja eshte shprehur: “Nuk më vjen mirë ku flas për Vllazninë në Kategorinë e Parë, por deri në fund i duhet që ta respektojë me seriozitet kampionatin. Gjatë kësaj periudhe më shumë do t’i duhet ta konsolidojë skuadrën për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore”.
Padyshim qe kjo çfare thote Dedja duhet marre ne konsiderate. Vllaznia nuk duhet te kenaqet me vendin e pare aktualisht ne kategorine e pare.
Ajo duhet t’i beje llogarite ndryshe sepse Superliga eshte shume e forte dhe rikthimi ne te nuk duhet shoqeruar me nje renie tjeter sepse kjo do te ishte nje drame e vertete.