U mendua se Hysen Dedja do të ishte trajneri i ri i Lushnjës dhe sot do të ishte në “Roza Haxhiu” për të parë skuadrën në fushë ndaj Teutës dhe të hënën në niste stërvitjen me të, por nuk do të ndodhë kështu. Lushnjarët kanë gjetur trajner tjetër. Ai është kavajasi Dorian Bubeqi.
Nuk bëhen të ditura arsyet që çuan në një vendim të tillë të drejtuesve të Lushnjës por mesa mësohet, Dedja pasi është njohur nga afër me gjendjen e skuadrës dhe problemet që e shoqërojnë atë, ka vendosur të tërhiqet. Në fakt, drejtimi i mundshëm i Lushnjes nga ana e tij do të ishte një mundësi e mirë për Dedjen për t’u rikthyer në drejtimin e një skuadre pas disa vitesh shkëputje nga kjo detyrë. Por edhe këtë herë nuk kishte qenë e thënë që të ndodhte kështu dhe atij i duhet të bëjë sërish pushim.
© shkodrasport.com