Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, deklaron se do të rishikojë pozicionin e tij në kreun e ekipit dhe se do të flasë me kryebashkiakun Tushe.
Te fjalët e tij në “Gol pas Goli”, Dedja bëri të qarët se nuk do të rrinte te Lushnja vetëm për të mbyllur sezonin, pa asnëj lloj pretendimi.Për humbjen përballë Vllaznisë
“Objektivat janë shumë të qartë. I kam qëndruar strikt dhe e kam transmetuar me skuadrën që ne do të luftojmë deri në fund për mbijetesën. Por humbja me një rival direkt në fushën tonë është shumë e vështirë.
Që ditën e parë kam thënë që do të bëjmë një punë të madhe, kemi bërë mirë me skuadrën. Sot nuk e prisja këtë rezultat pavarësisht mungesave të rëndësishme me kartona.
Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm në mbrojtje, me pak fuqi në sulm. Në fillimin e pjesës së dytë patëm shanse për avantazh dhe të paktën mund ta ruanim barazimin.
Pastaj një gjuajtje e Vllaznisë dhe gjithçka mbaron. Unë kam ardhur me një objektiv këtu, që Lushnja të rritet dhe të mbijetojë,. Unë nuk do të rri këtu thjesht për të mbyllur sezonin, do ta bisedoj që ditën e hënë me kryetarin dhe do të shoh vijimësinë”.
Për mungesën e agresivitetit të skuadrës
“E vërtetë është që këtë kam kuptuar te skuadra, sot duhej të jepnim më shumë se 100% që të mbeteshim në garë.
Sot, pavarësisht mungesave thelbësore që përmenda, nuk patëm agresivitet në fazën sulmuese, patëm mangësi në organizim, me shënimin nga Vllaznia mbaroi gjithçka, një goditje psikologjike, për vetë faktin se ku jemi”.
Për premion e caktuar sot
“Nuk është hera e parë që kemi premio, është një vendim i Këshillit Bashkiak që për çdo fitore të marrim 250 mijë lekë të vjetra premio”. /vipsport/