Vllaznia i ka zhgenjyer te gjithe dashamiresit e saj me ate eliminim ne gjysmefinale te kupes. Nje loje qe nuk u ngjit ne lartesine e duhur dhe si rrjedhoje erdhi ai deshtim. Ne lidhje me kete situate, por edhe gabimet e shumta qe ka bere skuadra ne merkato, eshte prononcuar per median e shkruar ish- trajneri i saj Hysen Dedja.

“Me thene te drejten jam shume i zhgenjyer nga eliminimi i Vllaznise ne kupe ndaj Egnatias. Nuk nisem fare nga emri i kundershtarit, por nga ajo qe dha ne fushe ekipi shkodran. Me vjen keq qe Vllaznia nuk arriti te shkoje ne finale, por mendoj se me shume se fizikisht, skuadra ishte e renduar psikologjikisht ne kete takim dhe ne gjithe kete periudhe.

Une nuk shoh asnje ndryshim nga trajneri qe ka ikur me kete qe ka ardhur. Vllaznia per mua ka humbur totalisht nga loja qe e ka karakterizuar si skuader nder vite. Nuk po luhet me krahe, nuk ka nje loje qe niset aksioni nga porta dhe me pasime te sakta e me ide te qarta shkohet tek goli.

Mendimi im eshte se gabimet kane filluar qe ne merkaton e veres. Nder kater sulmues qe ka skuadra, tre jane shtatelarte. Pra qe ne fillim eshte gabuar duke krijuar nje strategji qe te luhet me topa te gjate, nje loje qe asnjehere s’i ka shkuar per shtat Vllaznine.

Jane marre emra qe kane dhene me pak se djemte e rinj, qofshin ato edhe 21 vjeçare. Nuk dua qe te merrem me emra se jane shume dhe harroj ndonje. Kush eshte marre me merkaton, ka gabuar totalisht.

Tani duhet synuar fort qe te sigurohet Europa permes kampionatit. Pra, nuk ka pse te mos quhet mision i arritshem. Kur ekipet qe jane poste Vllaznise flasin per Europen, pse ajo te mos e kerkoje kete gje, duke pase parasysh se ka edhe nje kalendar favorizues. Kane dy ndeshje brenda dhe dy ndeshje jashte. Edhe me Partizani ka treguar se di te fitoje, prandaj per mua Europa eshte plotesisht e arritshme”- eshte shprehur Hysen DedjA./SHKODRA-SPORT.COM/