Vllaznia mori nje fitore me shume vlere ne ndeshjen hapese te kampionatit duke mundur brenda ne kryeqytet ekipin e Partizanit me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar qe ne pjesen e pare nga mesfushori Rejan Alivoda. Megjithate loja e kuqebluve nuk u ngjit ne lartesine e duhur dhe kjo tregon se ka shume vend per permiresim.
Hysen Zmijani, ky emer i madh i futbollit shkodran ne nje interviste per “Panorama Sport” e ka konsideruar te rendesishme kete fitore, ndonese ne fushen e lojes nuk pa kualitet.
“E ndoqa ndeshjen, sigurisht. Ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe të dyja skuadrat nuk e kanë qartësuar lojën e tyre. Kanë luajtur ndeshje miqësore së fundi, por kur bëhet fjalë për pikë situata ndryshon. Mendoj se do të duhet të kalojnë disa javë për të parë më mirë se çfarë niveli loje zhvillon Vllaznia dhe Partizani, apo skuadrat e tjera.
Mendoj se ishte një ndeshje e hapur, e luftuar nga të dy ekipet. Pati agresivitet në fushë nga lojtarët e dy skuadrave, por duhet të them se kualitet nuk pashë. Por kjo është e justifikuar me faktin se jemi ende në startin e sezonit”- eshte shprehur Zmijani./www.shkodrasport.com/