Ecuria e Vllaznisë në këtë kampionat i ka bërë me zemër të gjithë në Shkodër.
Kuptohet, ata që kanë kontribuar në vite për këtë skuadër, e ndjejë edhe më shumë këtë gjë.
Njëri prej tyre, ish- mbrojtësi i shquar Hysen Zmijani në një prononcim të tij, ka shprehur kënaqësinë që skuadra fitoi në Lushnjë por sipas tij, kjo ecuri duhet të vazhdojë.
“Jam i kënaqur me rezultatin që ekipi arriti në Lushnjë dhe kjo mund të quhet në një farë mënyrë pikë kthese për ekipin e Vllaznisë.
Por kjo nuk mund të thotë se tani erdhi kthesa. Ajo që do të dëshiroja do të ishte që skuadra të kishte arritur një kthesë edhe në lojën e vet. Këtë nuk e pashë në takimin me Lushnjen.
Kthesa duhet që të jetë edhe në lojë. Ndoshta ardhja e rezultateve do të sjellë edhe kthesën në lojë, kjo mbetet për t’u parë”- shprehet ai.
Megjithatë, për Zmijanin rëndësi ka që Vllaznia të fitojë edhe ndeshjen e rradhës, atë me Teutën, të cilën e quan një tjetër finale.
Për këtë arsye, ai shton: “Unë mendoj se mundësitë për të kaluar me sukses takimin me Teutën ekzistojnë. Është një tjetër takim final për ekipin tonë.
Por duhet që të bëjmë kujdes pasi Teuta ka treguar se është një kundërshtar I vështirë për ne. Ato kanë treguar se dinë të fitojnë dhe të marrin pikë në Shkodër.
Megjithatë mund të them se mundësitë për vazhduar ecurinë e rezultateve positive egzistojnë. Shpresoj të mos kemi një hap fals pasi do të ishte fatale. Një fitore do të jepte më shumë shpresë e besim”.
© shkodrasport.com