Ka folur lojtari, ka folur trajneri dhe sot ka folur edhe presidenti i Federates. Te gjithe sigurojne se nuk ka nje çeshtje “Broja” ne kombetaren shqiptare, megjithate ambienti “zien”. Ne rradhet e tifozeve por edhe gazetareve ka nje mendim se diçka nuk shkon ne kete çeshtje.

Si rrjedhoje dashje pa dashje ne çdo interviste te çdo protagonisti te futbollit shqiptar, behet edhe kjo pyetje. Si rrjedhoje i eshte bere edhe mjeshtrit Hysen Zminani gjate nje prononcimi per Klan News dhe ai wshtw shprehur:

“Po e bëjmë të madhe këtë çështjen e Brojës. Padyshim që është një lojtar për të cilin kemi shumë nevojë. Është një lojtar i mirë, ka një të ardhme të madhe përpara. Kombëtarja ka nevojë për një sulmues të tillë.

Sylvinho na kualifikoi në Europian dhe njerëzit akoma kanë pretendime. Në futboll ka përherë pakënaqësira, por është vetë Broja që duhet të punojë më shumë për të fituar vendin e vet. Hatërmbetje ka dhe ka për të pasur gjithmonë, por dhe një herë, ne nuk duhet të harrojmë kush na çoi në Europian.”