Vllaznia është një skuadër e cila ka pranë gjithmonë edhe emrat më të njohur të saj. Ish-trajnerë dhe futbollistë të saj për vite me rradhë, vazhdojnë ta ndjekin këtë skuadër sërish. Një ndër to është edhe Hysen Zmijani.

Ish- mbrojtësi I djathtë I Vllaznisë dhe I ekipit kombëtar ndonëse tashmë mban postin e shefit të Zyrës Rajonale të FSHF-së në Shkodër, e ndjek thuajse çdo ndeshje ekipin kuqeblu. E ka bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e parë, atë të humbur me Flamurtarin dhe ka dalë I zhgënjyer prej saj. Për rrjedhojë pret kthesën që në ndeshjen e rradhës me Kukësin paçka se do të jetë shumë e vështirë për ta arritur.

Nisja e kampionatit

Për mjeshtrin e njohur të futbollit shkodran dhe atë shqiptar, nisja që Vllaznia I ka bërë kampionatit nuk është aspak e mirë. E në këtë nisje, sipas Zmijanit kanë ndikuar shumë faktorë. “Kurrsesi nuk duhej të ndodhte ajo nisje siç I bëri Vllaznia këtij kampionati. Një skuadër e cila I nisi me vonesë përgatitjet, iu larguan lojtarët kryesorë dhe po ashtu hasi në pengesa serioze për zëvendësimin e tyre me futbollistë cilësorë. Unë nuk e kuptoj këtë situatë. Dëgjojmë për futbollistë të cilët nuk kanë marrë rrogat e tyre prej disa muajsh dhe drejtuesit e Bashkisë duhej ta kishin zgjidhur këtë situatë për të sqaruar gjërat se kush duhej t’I kishte paguar ato lekë. Nëse futbollistët nuk kanë marrë paratë që u takojnë, ta keni të qartë se ata edhe stërvitjen do ta zhvillojnë pa qejf, edhe në ndeshje nuk do ta japin maksimumin. Besoj se drejtuesit e klubit duhet t’I qëndrojnë pranë futbollistëve për ta kaluar këtë moment jo të mirë dhe kjo situatë duhet të përmirësohet sa më shpejt sepse të mos harrojmë se do të jetë një kampionat shumë I fortë dhe janë katër skuadra që do bien nga kategoria”- ka thënë Zmijani për gazetën tonë.
Canaj dhe Cungu
Me të dy ka njohje të forta. Me Canajn ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare në vitet ’80 ndërsa me të dytin ka punuar vitet e fundit me kombëtaret e moshave për Zonën e Veriut. I njeh mirë por edhe aftësitë e tyre drejtuese. Hysen Zmijani e di mirë se dy trajnerët- rivalë në ndeshjen e kësaj fundjave, katër vjet më parë kanë punuar sëbashku tek Vllaznia. Por nëse atëherë raporti Canaj- Cungu ka qenë si ai I mësuesit me nxënësin, tashmë sipas tij raportet kanë ndryshuar. “Tashmë është e qartë se Cungu nuk është më në rolin e nxënësit. Ai ka fituar përvojën e duhur dhe jo më kot ka patur atë ecuri në krye të Kukësit në sezonin e kaluar por edhe në Kupat e Europës. Ai natyrisht që do të kërkojë ta mundë Canajn, me të cilin ka punuar më parë, por edhe ky I fundit do të kërkojë fitoren sepse nisja që I ka bërë kampionatit me Vllazninë, nuk ka qenë e mirë. Nuk mendoj se fatin e ndeshjes Kukësi- Vllaznia, do ta vendosin këta trajnerë. Atë do ta vendosin përbërjet e futbollistëve dhe ato që do të gabojnë më pak. Kukësi nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit duke humbur në Lushnjë dhe kjo tregon se nuk është një skuadër e pathyeshme. Nga ana tjetër edhe Vllaznia humbi me Flamurtarin dhe për momentin edhe asaj me çdo kusht i duhet fitorja prandaj dhe do jetë një ndeshje që duhet luajtur me kujdes nga palët. Unë dëshiroj që kuqeblutë të jenë më rezultativë dhe të dalin të fituar nga kjo ndeshje megjithatë e shoh shumë të vështirë këtë gjë”- ka thënë Zmijani.
Gjergj KOLA