Futbolli bolivian është në zi. Arbitri Víctor Hugo Hurtado ndërroi jetë pasi i ra të fikët gjatë ndeshjes Always Ready-Oriente Petrolero, e vlefshme për kategorinë e parë të Bolivisë.

Në minutën e 54-t të ndeshjes, arbitri nisi të lëkundej dhe u rrëzua në tokë. Menjëherë iu dha ndihma e parë mjekësore në fushë dhe u largua me ambulancë, por nuk arriti dot të shpëtonte. https://twitter.com/francorabaglio/status/1130166260719919104?s=21

Shkaqet e vdekjes po hetohen, por, sipas shtypit bolivian, 32-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt. Shkaqet e vdekjes po hetohen, por, sipas shtypit bolivian, 32-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt.

Vdekja e arbitrit ka rikthyer debatin për veprimtaritë sportive që zhvillohen në lartësi të mëdha. Always Ready i luan ndeshjet e tij pranë La Paz-it, në një lartësi 4150 metra mbi nivelin e detit. Shumë mjekë nuk e këshillojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive pa u përshtatur më parë për një farë kohe me kushtet e reja.