E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet e paqartë megjithëse për shërbimet e tij ka interes të vazhdueshëm nga Çelsi dhe që tashmë dihet nga të gjithë. Mesa duket, as ofertat e shumta të Çelsit nuk mund ta bëjnë Hysajn që të largohet nga Napoli, duke qenë se në mes është një ‘pakt xhentëlmenësh’. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja italiane ‘Il Mattino’.

Mediat e ndryshme, si ato italiane ashtu edhe ato angleze kanë raportuar së fund mi se Hysaj është vetëm një hap larg Çelsit, duke qenë se blutë e Londrës janë gati të bëjnë ofertën zyrtare në merkaton e janarit, por gjithçka është në dorën e De Laurentisit.

Nëse Çelsi do që të blejë një futbollistë nga Napoli, si fillim duhet të diskutojë me De Laurentis dhe t’i marrë leje, duke qenë se pa dhënë miratimin e tij, askush nuk mund të largohet.

Pavarësisht nëse Ançeloti e do apo jo në skuadër, ai që duhet të thotë fjalën e fundit për merkaton, në bazë të paktit të vendosur është De Laurentis.

Kështu, mbrojtësi shkodran i Kombëtares duhet të lutet që presidenti i skuadrës të jetë në një mendje të mirë kur Çelsi të përgatisë ofertën në drejtim të tij. /VipSport/