Zhoze Murinjo vazhdon të jetë ndër trajnerët më të çuditshëm dhe më të veçantë njëkohësisht. Ai ishte ndër të parë trajnerë që kundërshtoi Ligën e Kombeve, duke e konsideruar si një kompeticion të pakuptimtë, ndërkohë që së fundmi, trajneri i Mançester Junajtid nuk ka ngurruar që të ndjekë nga afër një takim të këtij turneu.
Por, ajo që bie në sy, është fakti se trajneri portugez nuk ka ndjekur ndonjë ndeshje mes skuadrave të mëdha, por ka zgjedhur pikërisht Podgoricën për të ndjekur takimin mes Malit të Zi dhe Serbisë, i mbyllur me fitoren e serbëve me shifrat 0-2.
Në fakt, nuk dihet ekzaktësisht arsyeja që e ka bërë Murinjon të ndjekë këtë takim, duke qenë se te asnjëra skuadër nuk ka lojtarë të Mançester Junajtidit.
Mediat angleze, raportojnë se tekniku portugez kishte udhëtuar drejt Podgoricës, për të ndjekur nga afër mesfushorin e Lacios, Milinkoviç-Saviç i cili u aktivizua pak minuta para fundit dhe arriti të jepte një asist.
Lojtari i zbuluar nga Igli Tare, ishte një objektiv i “djajve të kuq” në merkaton e verës, ndërkohë që për të pritet të ketë oferta në janar./vipsport/