“I dashur Jurgen, a mund ta bësh Liverpool-in të humbasë?”.
Një kërkesë e sinqertë e bërë nëpërmjet një letre që i është dërguar Jurgen Klopp-it nga Daragh, tifozi 10 vjeç i Manchester United.
Trajneri i Të Kuqve ka qeshur para kërkesës së tij të veçantë. Gjithsesi, tri javë më pas, tifozët e Liverpool-it nuk duken më edhe aq të bindur.
Në fakt, jo vetëm që është ndalur marshimi i kampionëve të Europës, por tani janë ngritur dyshime edhe mbi formën e skuadrës. Në katër ndeshjet e fundit, Liverpool-i kanë humbur tri herë, e fundit nga të cilat ka ardhur të martën në mbrëmje kundër Chelsea-t në Kupën e Anglisë.
Domethënë, kërkesa e Daragh është tranformuar shumë shpejt në një lloj mallkimi. Dhe tifozët e ekipeve rivale të Liverpool-it kanë inkurajuar tifozin në Tëitter: “Vazhdo t’i shkruar! Zoti të bekoftë”.
Ku i dihet nëse Jurgen do të marrë shumë shpejt një letër tjetër…/telemedia/