Albers Keko shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë fitoren Partizanit kundër Laçit. Pas ndeshjes në Superiore, sulmuesi i kuq dhe foli.
“Jam i lumtur për 3 pikët, shpresoj të vazhdojmë kështu, të mbajmë vendin e parë dhe pse jo të dalim kampion.
Derbi ka rëndësinë e vet, shpresoj të bëhet diçka që të kemi sa më shumë tifozë. Nuk di çfarë të them”, u shpreh fillimisht Keko.
Titullar- “Duhet pyetur trajneri, nuk di çfarë të them. Shpresoj të bëj punën time si me gola dhe asist, më pas e di trajneri, ai është në krye”.
Ndryshimi në pjesën e dytë- “Sa mbaroi pjesë e parë, trajneri komunikoi diçka, shkoi shumë mirë dhe jam i lumtur”.
E pashë që isha pozicion jashtë loje, por përsëri kisha ndjesi dhe ashtu doli”, u shpreh Keko për RTSH.