Luftëtari është kundërshtari i preferuar i sulmuesit të Vllaznisë, Silvio Junior, i cili me golin e djeshëm në Gjirokastër u dha tri pikë të arta shkodranëve.
Nga katër gola të shënuar në këtë pjesë të dytë të sezonit, tri herë braziliani ka realizuar në portën e gjirokastritëve.
Pas ndeshjes së djeshme, Junior foli për “Panorama Sport”, duke bërë edhe një dedikim të ndjerë për babain e tij. “Më vjen mirë që shënova dhe skuadra mori fitore me golin tim.
Ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për objektivat që kemi. Duhet të kishim bërë më shumë gola, por rëndësi ka që morëm maksimumin.
Për këtë ndihem mirë, sepse na duhej ky rezultat. Golin ia dedikoj babait tim, që doli nga spitali në Brazil, pasi e kaloi me sukses prekjen nga Koronavirusi.
Kjo është një arsye më shumë për mua për të dhënë më të mirën time për fanellën e Vllaznisë”, deklaroi pas sfidës braziliani.