Mevlan Adili ka nisur tashmë edhe zyrtarisht aventurën e tij të re në futbollin turk. Ish-qendërmbrojtësi i Vllaznisë, i dha lamtumirën shkodranëve pas përfundimit të sezonit të kaluar, ku për të dytin vit radhazi u kurorëzua fitues i Kupës së Shqipërisë.

Futbollisti është prezantuar sot si përforcimi më i ri i SKA Kabarovsk, ekipit që luan në kategorinë e dytë ruse, me të cilin ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me të drejtën e rinovimit mes palëve.

Klubi rus e ka prezantuar si një lojtar me eksperiencë në turnetë ndërkombëtarë, por edhe fitues i dy titujve kampion në Maqedoninë e Veriut dhe dy Kupave në Shqipëri.

Adili ishte pjesë kryesore e prapavijës së Vllaznisë në dy sezonet e kaluara, por në fund ai vendosi të mos rinovonte me shkodranët, për t’u larguar si lojtar i lirë, meqë kishte marrë oferta në kampionate të tjera. Si përfundim, ai zgjodhi ekipin e SKA, duke filluar këtë aventurë të re në karrierën e tij ,gjatë të cilës ka luajtur edhe në kampionatin rumun e atë lituanez.