Nga Endri ÇINARI
Vllaznia mori një barazim me vlera në shifrat 1-1 në javën e 13-të të Superiores. Shkodranët që ishin mysafirë në Rrogozhinë për tu përballur me Egnatian, në fund ndanë 1 pikë me kampionët e Shqipërisë. Duke treguar se të dy ekipet kanë ambicie edhe këtë sezon dhe përballjet direkte mes tyre mund të vendosin shumë në fund. Por ajo çfarë u vu re tek Vllaznia ishte ritmi i ndryshëm në dy pjesët e lojës.
Nëse në të parën dominimin territoral i kishte Egnatia, kjo gjë ndryshoi në të dytën. Dhe kjo falë aktivizimi të Amir Kahrimanoviç që në fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Mesfushori kroat u hodh në fushë në vendin e Qatos në minutën e 46-të të ndeshjes. Duke i dhënë një ritëm dhe fantazi tjetër skuadrës që deri në ato momente po “vuante” disi që të dilte para në sulm.
Madje edhe goli i barazimit i shënuar nga Dodaj në minutën e 57-të të ndeshjes, u “gatua” nga këmbët e ish-mesfushorit të Erzenit. Ku pas një goditje këndi të ekzektuar nga ai, gjeti mjaft mirë Salen. Ku topi i goditur me kokë nga mesfushori nuk u kontrollua siç duhet nga portieri kundërshtar dhe aty përfitoi Dodaj që dërgoi topin në rrjetë.
Tek Vllaznia presin shumë nga klasi i 26-vjeçarit që është një mesfushor “ndryshe” nga ata që skuadra ka në përbërje. Kjo pasi Kahrimanoviç është një lojtar që di të jetë krijues dhe vertikalizues me pasimet e tij për shokët e skuadrës. Cilësi që i ka treguar në këto vite gjatë aktivizimit në futbollin tonë./www.shkodrasport.com/