Kukësi arriti të marrë 3 pikë të rëndësishme falë golit të kapiteni Gjelbërim Taipit. Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur për këtë gol dhe se ekipi tregoi veten në këtë ndeshje. Ndër të tjera Taipi tregoi se ky gol i dedikohet familjes pasi i kanë mbështetur gjithmonë atë dhe vëllain Shqiqërimin.
“Dua ti falenderoj të gjithë djemtë për angazhimin në punë. Situata nuk është e mirë aty ku jemi, por nganjëherë futbolli është i tillë dhe në duhet të përkrahim njëri tjetrin, vetëm ashtu mund tja dalim. Nuk e meritojmë të jemi në tre pozitat e fundit. Nuk është gjë e mirë lëvizja e tre trajnerëve brenda një sezoni, shpresojmë që nga janari mos kemi këto probleme shpresoj të kemi edhe fat.
Për futbollistët është mirë kur kemi vetëm një trajner dhe të jemi të bashkuar. Trajneri Rrahmani ka bërë një punë të mirë në këto dy ndeshje, kemi shumë respekt për njëri tjetrin, ai na mobilizon të gjithëve dhe na jep forca. Shqipërimi është pak temperament, u mundova ta qetësoj gjatë ndeshjes pasi edhe arbitri i tërhoqi vëmendjen, ai është një shpirt luftarak.
Goli është dedikim për familjen që na ka mbështetur gjatë kësaj kohe, ky gol më ka lumturuar shumë, shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit. Jam i lumtur që po e mbyllim sezonin me një fitore, shpresoj të kemi mbështetjen e klubit dhe presidentit. Cdokush që do të vijë është i mirëseardhur”, përfundoi Taipi në një prononcim për “Ovesport”.