Ditet e fundit ka qene objekt i merkatos per disa ekipe te kampionatit shqiptar, nder te cilat edhe Vllaznia, por ne fund Bruno Lulaj ka vendosur qe ne sezonin e ri te bashkohet me kampionet e vendit per te vijuar karrieren me ta.
Ish- mbrojtesi i Kukesit pas largimit prej kesaj skuadre, mori disa oferta teksa ne nje prononcim per “Shkodra Sport” e pranoi qe ishte kontaktuar edhe nga drejtuesit e Vllaznise por deklaroi se do te priste edhe disa dite dhe ne fund e beri zgjedhjen e tij.
Pas zyrtarizimit të Elvi Berishës dhe Ardit Deliut, Bruno Lulaj është firma e radhës në kampin bardheblu. Shtypi i shkruar tregon se pikërisht sot, palët kanë firmosur kontratën.
Kujtojmë se Lulaj është lojtar i lirë, që pas përfundimit të kontratës me Kukësin në sezonin e fundit. 27-vjeçari luan në qendrën e mbrojtjes dhe ishte ndër më të spikaturit e verilindorëve, prej verës së vitit 2019 kur u afrua. Në vazhdim pritet prezantimi i Lulajt te kryeqytetasit.