Ditet e fundit ne media ka qarkulluar lajmi se mbrojtesi Hysen Memolla ishte nje nga objektivat e merkatos se Vllaznise, por ne fakt futbollisti rrogozhinas sot eshte zyrtarizuar ne nje skuader tjeter, pikerisht tek Suhareka.
Ne kete menyre ai e ka zgjedhur skuadren per sezonin e ardhshem, aty ku do te gjeje si trajner Shpetim Duron dhe bashke-lojtar Lorik Boshnjakun, ish- futbollistin e Vllaznise. Ja njoftimi i klubit kosovar per kete perforcim:
̈ ̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në superligë.
Memolla futbollist me përvojë shumë të madhe e një futbollist kualitativ i cili ka bërë karrierë në disa skuadra e së fundmi pjesë e kampiones së Shqipërisë ,KF Egnatia , gjithashtu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe në Romani te Chindia , FC Lahti e Kokkolan PV në Finlandë, FC Koper në Slloveni, Hajduk Split në Kroaci etj.
31 vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares seniore të Shqipërisë për shumë grumbullime e ndeshje duke mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi denjësishtë gjë që ka bërë që niveli i futbollistit të bëhet edhe më i lartë.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri drejtori sportiv Granit Dervisholli i cili po punon fort në drejtimin e kompletimit të skuadrës për të qenë të gatshëm për objektivat e reja të klubit.