I doli emri si kandidat potencial për të marrë drejtimin e Kukësit, madje u shfaq në tribunë në krah të presidentit Gjici, në ndeshjen ndaj Kastriotit dhe kjo i shtoi shume zerat se do te merrte drejtimin e kesaj skuadre.

Por trajneri Bylbyl Sokoli, do të vijojë të trajnojë në Kosovë, teksa së fundmi bëhet me dije se i është besuar stoli i Malishevës, me të cilën nënshkroi ditën e djeshme kontratën.

Gjatë karrierës së tij, 64-vjeçari ka drejtuar ekipe të ndryshme si Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Llapi, Renova, Hysi, etj. Sokoli konsiderohet nje nga trajneret me te mire ne futbollin kosovar.

Nderkohe risia eshte se tek ekipi i Malisheves ai do te drejtoje edhe nje futbollist shkodran, pikerisht Antonio Markun. Ky i fundit iu bashkua diten e fundit kesaj skuadre pasi u largua nga Vellaznimi i Gjakoves dhe tashme me trajnerin e ri do te mundohen ta mbajne ate ne Superligen e Kosoves.