Gabriel Jesus ka rënë dakord për një kontratë të re te Manchester City, më pak se një vit nga momenti kur ai bëri debutimin e tij për klubin në fjalë. 20-vjeçari brazilian ka bërë një fillim kaq të mirë në karrierën e tij me “qytetarët”, sa Sergio Aguero, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit anglez, nuk është më i sigurt për një vend titullari. Sulmuesi i kombëtares së Brazilit erdhi nga Palmeiras në verën e vitit 2016, por u bashkua me “Blues” në janar, pas kulmit të sezonit brazilian.

Manchester City ka qenë i etur të lidhë yllin e vet me një marrëveshje të rej përpara Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme. Specialistët mendojnë se pas startit mbresëlënës të Jezusit në Angli, profili i tij do të rritet edhe më tej, pas turneut në Rusi.

Ai së shpejti do të fitojë rreth 150.000 paundë në javë, në një nivel bazë, çka është më shumë se dyfishi i paketës së tij aktuale të pagave. Kjo shifër do të kryesohet me një numër shpërblimesh, të lidhura me performancën, të tilla si lojëra minimale të luajtura në një sezon dhe trofetë e Manchester City. Kontrata e re pritet të zgjasë deri në vitin 2023. Braziliani ende duhet të tregojë për marrëveshjen e tij të re, por burime të larta të “qytetarëve” kanë deklaruar se të gjitha palët e kanë arritur një marrëveshje të plotë, duke përfshirë rinegocimin e të drejtave të imazhit të sulmuesit. Konfirmimi zyrtar pritet në Vitin e Ri.telesport.al