Theodhor Masllavica zgjidhet në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Paraditja e së enjtes e ka gjetur këtë federate sportive me një drejtues të ri.
Masllavica ka marrë 19 vota, përkundrejt 2 votave të rivalit në zgjedhje, Ilir Topuzi.
Kjo fitore e thellë për presidentin e ri të Peshëngritjes vjen në një moment jo të mirë për këtë sport në vendin tonë.
Zgjedhja e biznesmenit të njohur në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është pritur me pozitivitet nga të gjithë shtangistët, që kanë qenë prezent në këtë asamble zgjedhore.
Zgjedhjet u organizuan pas dorëheqjes së Elez Gjozës, i cili u largua për shkak të disa skandaleve radhazi të peshëngritësve tanë, që pas garave e medaljeve rezultuan me doping.