Është shndërruar në një nga talentet më të kërkuar të Europës, ku së fundmi po flitet për një transferim të tijin në Premier League. Fjala është për Brajan Gruden, sulmuesin shkodran i cili aktivizohet me Mainz në Gjermani. I lindur dhe i rritur po ashtu në vendin e 4 herë kampionëve të Botës, sulmuesi është edhe pjesë e kombëtares teutone.
Pavarësisht se ende ekzistojnë shanset që ai të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Duke qenë se ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare me Gjermaninë. Për tu kthyer tek merkato, 20-vjeçari duket shumë pranë kalimit tek Brighton. Ku “pulëbardhat” kanë shfaqur një interes të vazhdueshëm për të siguruar shërbimet e mëngjërashit.
Cilësitë e Grudes vërtetohen edhe nga vlera e tij e kartonit është katër fishuar në muajt e fundit. Nga 5 milionë euro që vlerësohej në thuajse fundin e sezonit të shkuar, Gruda tashmë kap vlerën e 20 milionë eurove sipas Transfermarkt. Ky fakt patjetër gëzon edhe ekipin e Mainz, që po fërkon duart.
Kjo pasi për shkodranin është një ankand i hapur. Dhe vlera e tij mund të rritet akoma më shumë duke parë që jo vetëm Brighton është në garë. Pasi edhe Leverkusen dhe Dortmund duan shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe atij europian.
Endri ÇINARI