Trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani nuk është totalisht i kënaqur me ekipin, ndonëse fituan thellë, 5-0, ndaj Skënderbeut. Trajneri ka dilemat e tija për pjesën e parë, por sa i përket të dytës gjithçka ndryshoi pas shënimit të golit të dytë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “MCN” trajneri Qatip osmani u shpreh:

“Jam i kënaqur edhe pse në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë me shënimin e golit të dytë u bë me lehtë. Me sulme të shpejta e kundërsulme arritëm maksimumin.

Jo plotësisht skuadra është ku dua, për shkak se në ndeshjet e fundit kemi humbur posedimin e topit. Megjithatë, ishim në një situatë ku duhet të ndryshonim diçka dhe me një dy pasime të vinim te goli.

Shumë hapësira i dhamë Skënderbeut, që është një ekip i mirë. Në pjesën e dytë ndryshuam, ka vend për përmirësim të ekipit. Ngarkesa për rezultatin është prioritet dhe ka vend për përmirësim.

Në fillim kur erdha insistoja në presing dhe lojën një për një, por nuk patëm rezultate dhe morëm dy humbje të rënda. Ndryshimin e pozicioneve të lojtarëve dhe kjo u vëret sot në pjesën e dytë ndaj Skënderbeut.

Kur nuk shkon diçka duhet të ndryshon dhe kur ke lojtarë të shpejtë duhet topi në hapësirë

Ekipi ka nevojë për ndonjë freski në merkato.”