Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, Juventus është në kërkim të përforcimeve. Një mision për të cilin bardhezinjtë kanë hartuar një listë dëshirash dhe mes kampionëve që ëndërrohen, ndodhet edhe ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sulmuesi francez, pas të kaluarës te Borussia Dortmund ka mbyllur sezonin e tij të dytë te Barcelona. Ndërkohë, katalanasit duken shumë pranë blerjes së bomberit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann, që prej disa javësh tashmë ka njoftuar largimin nga “Ëanda Metropolitano”.
Situatë kjo, që me afrimin e “Djallit të vogël” do të reduktonte edhe më shumë minutat dhe hapësirat në fushë për Dembele, që tani mund të jetë pranë largimit nga Barcelona.
Një ekuacion që ka një emërues të përbashkët, shumën prej 105 milionë euro, që është kërkesa e klubit blaugrana në këmbim të francezit./telesport/