Vllaznia është duke bërë ndryshime rrënjësore në klub. Ardhja e sponsorit të ri, në Shkodër shihet me optimizëm ndërsa edhe lojtarët ndihen më të qetë për anën financiare.

Ndër lojtarët që kanë bërë mirë sezonin e fundit janë edhe Dajan Shehi e Herald Marku. Dy ish- futbollistet e Kastriotit sezonin e kaluar, bene nje paraqitje te mire me Vllaznine ne sezonin qe sapo u mbyll dhe per rrjedhoje po tentohen nga ekipe te tjere.

Dy titullarët e Vllaznisë janë në merkato, pasi paraqitjet e tyre kanë impresionuiar klubet e Superligës. Qendërmbrojtësi Shehi kërkohet nga Partizani, që e sheh si ideal për prapavijën, ndërsa mesfushori Marku është në orbitën e Kukësit.

Vllaznia është në panik për të ardhmen e dyshes, ndërsa po tenton rinovimin me lojtarët që premtojnë disa sezone mjaft të mira./newsport/