Nuhatjet e Igli Tares në merkaton e futbollistëve kanë kthyer Lacion nga një skuadër që kishte vështirësi të kualifikohej në Europë, në një ekip i cili luan rregullisht në fazën në grupe të Ligës së Europës e që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Vlerësimet për drejtuesin shqiptar nuk mungojnë, por në klub i kërkojnë që të bëjë mrekullinë e radhës, të kthejë tashmë në një pretendente më dinjitoze për trofe skuadrën që ka ndërtuar.
Përballë Juventusit, Lacio u gjend me një numër të madh mungesash, që treguan se alternativat shumë cilësore në pankinë mungojnë, aq sa Inzagi u detyrua të aktivizonte disa futbollistë nga ekipi i të rinjve.
Për këtë arsye, Tares i është kërkuar që para fazës përgatitore për sezonin e ri, që nis në javën e fundit të gushtit, të marrë masat që ekipi të jetë më i kompletuar.
Tare po kërkon alternative në çdo repart e nuk është rastësi që po ngulmon dhe organizoi një takim të dytë mes Lotitos dhe Setit, presidentit të Veronës, për Kumbullën. Por nuk është vetëm mbrojtësi shqiptar në axhendën e tij, ka emre të shumtë mes të cilëve eëdhe Borja Majoral i Real Madrid. Një tjetër verë në lëvizje për Taren, një tjetër verë ku ai është gati të prodhdojë mrekullinë e radhës. /vipsport/