Vinicius Junior u zotua për angazhimin e tij ndaj Real Madridit pas fitores së Kupës së Mbretit në Real Sociedad. Anësori brazilian ishte kapiten i Los Blancos në fitoren 1-0, ndërsa sërish lidhet me një transferim prej 300 milionë euro në Ligën Saudite Pro.

Por pas fitores në San Sebastian të mërkurën mbrëma, ai deklaroi: “Është diçka që nuk e kisha imagjinuar dhe as ëndërruar. Të vija këtu kaq i ri dhe luaj kaq shumë ndeshje…”.

“Do të arrij në 300 ndeshje në vijim, por dua 400, 500. Dua të bëj histori në klub”.

“Ne jemi në kohën më të mirë të sezonit, që është kur mbërrijnë ndeshjet që duam të luajmë”.

“Shpresoj të jem në gjendje të luajmë çdo ndeshje të mundshme”, ka potencuar më tej Vinicius. /Telegrafi/