Jurgen Uldedaj u shpreh për mediat se ai dëshiron medoemos që të bëhet kampioni i parë i botës shqiptar me nënshtetësi dhe prejardhje shqiptare.
Në konferencën për shtyp, 20-vjeçari deklaroi se pavarësisht se në faqen botërore të të dhënave të boksit “Box Rec”, shkruhet se Uldedaj ka kombësi gjermane, ai saktësoi se ai ka nënshtetësi shqiptare, por stërvitet për një palestër gjermane.
“Unë dua të bëhem kampioni i parë i botës shqiptar me nënshtetësi shqiptare. Për të qenë më të saktë, unë stërvitem në një palestër gjermane, prandaj dhe në ‘Box Rec’ shënohet që jam me kombësi gjermane, por unë jam shqiptar dhe kjo s’ka diskutim”, deklaroi Uldedaj.