Pavaresisht bujes se madhe dhe blerjeve te bera, Dinamo e nisi me humbje kampionatin e ri. Ajo eshte mundur mbremjen e djeshme me rezultatin 0-2 nga Egnatia. Por kjo humbje duket se nuk i ka pelqyer shume drejtuesve dinamovite te cilet kane dashur ta nxjerrin inatin te arbitri i ndeshjes.
Ne kete perballje ishte caktuar per te vendosur drejtesi lezhjani qe mban stemen e FIFA-s Eldorian Hamiti. Presidenti i skuadra blu Adrian Bardhi ne fakt ka qene shume i nervozuar ne fundin e takimit dhe si rrjedhoje nuk ka hezituar edhe ta ofendoje ate.
Ai nuk i ka mbajtur nervat nga tribuna, duke iu drejtuar Hamitit. “O palaço”. Por presidenti i Dinamos nuk e la me kaq, por në fund ai iu hakërrye edhe delegatit gjatë kohës që u përball në hollin e stadiumit: “Nuk tallet njeri me investimin tim, ta dini ju”.
Ne kete menyre duket se edhe kampionati i ri nisi me polemika te cilat sigurisht qe nuk do te mungojne deri ne fundin e tij, ndonese tashme ne loje eshte edhe sistemi VAR i cili i eliminon ne maksimum gabimet./www.shkodrasport.com/