U demtua ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate ndaj Kukesit dhe qe atehere eshte larg fushes se blerte. E kemi fjalen per sulmuesin anesor te Vllaznise Liridon Latifi i cili qe prej 28 gushtit eshte i pamundur per te luajtur.

U mendua se rikthimi i tij do te ishte pas 2-3 javesh, por nuk ka ndodhur keshtu. Demtimi ka rezultuar me i madh nga sa u ekzaminua fillimisht dhe per kete arsye, futbollisti nga Prishtina vazhdon te jete ende ne fazen e terapise.

“Shkodra Sport” eshte interesuar prane stafit mjekesor te Vllaznise per te mesuar me shume se kur do ta shohim duke luajtur Latifin dhe pergjigja e tyre ka qene se edhe per 2-3 jave lojtari nuk do te jete ende gati.

Kjo do te thote se ndeshjet e mbetura te fazes se pare ai i ka humbur dhe shpresat jane per t’u kthyer ne ndeshjet e para te fazes se dyte. Ne fakt mungesa e tij ka ndikuar jo pak tek skuadra shkodrane e cila po çalon shume ne manovren sulmuese.

Me Latifin ne fushe me shume siguri gjerat do te kishin qene ndryshe, megjithate drejtuesit kuqeblu nuk kane nder mend te “qahen” per mungesen e tij, por gjithsesi shpresojne qe ai te jete sa me pare te jete e mundur ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/