Ruben Amorim nuk do të mund të nisë zyrtarisht punën te Manchester United të hënën. Nga sa zbuloi “A BOLA”, trajneri 39-vjeçar nuk është pajisur ende me vizën e detyrueshme të punës në Mbretërinë e Bashkuar.
Drejtuesit e “Djajve të Kuq” shpresojnë që të gjitha burokracitë të mbyllen gjatë javës që vjen.
Ruben Amorimi do të jetë në Manchester që këtë të hënë, por nuk do të drejtojë stërvitjen dhe për shkak se shumë lojtarë do të jenë të grumbulluar me përfaqësueset e tyre.
Vetëm lojtarët me probleme fizike do të jenë në qendrën stërvitore duke vijuar me fazën e rikuperimit. Situata nuk është ‘dramatike’ për klubin, pasi ndeshja e parë e Ruben Amorimit në stol do të jetë vetëm në datën 24 nëntor, në fushën e Ipswich Town