Vllaznia ka hyrë në fazën me delikate të sezonit. Vendi i 8-të i çon në “play out” dhe shkodranët do të bëjnë çmos që t’i largohen në këto 180 minutat e mbetura.
Këtë të premte udhëtojnë në kryeqytet për të sfiduar Partizanin dhe mungesat janë të pashmangshme.
Veç mesfushorit Behar Ramadani të dëmtuar, është edhe mbrojtësi Renato Malota i dënuar nga Komisioni i Disiplinës.
Edhe pse është mundësia që të konvertohet në para gjysma e dënimit (1 milion lekë për ndeshje), klubi duket se nuk ka në plan që të paguajë. Të paktën deri dje nuk kanë kryer asnjë procedurë për rikthimin e mbrojtësit./panorama-sport/