Tri javë të luajtura dhe po aq trajnerë të larguar. Në Shqipëri nuk i largohet “vesit” që i përndjek për më shumë se një dekadë. Pa nisur mirë kampionati, zgjedhin të ndryshojnë pankinë.
Edhe pse kanë investuar gjithë verën për të ndërtuar ekipin në bazë të dëshirave të teknikut, pa u menduar gjatë marrin vendimin e prerë dhe ne fakt nje gje e tille nuk eshte aspak normale.
Pasi iku Dritan Resuli pas javës së parë nga Flamurtarit, e me akuzat se kishte ndërhyrje dhe në javën e dytë dha dorëheqje Adriatik Faslliu se u mund thellë nga Apolonia në transfertë, i treti që i shtohet listës është Klevis Dalipi. Ky i fundit është shkarkuar, pasi drejtuesve nuk i pëlqeu humbja me përmbysje përballë Besës.
Në këtë linjë është edhe Superiorja në fakt, ku pas 5 javësh ikën dy trajnerë dhe ato për mungesë rezultatesh. Konkretisht Renato Arapi nga Teuta dhe Skënder Gega te Kukësi.