Ndonese ende nuk ka mbaruar sezoni, shume skuadra dhe lojtare kane filluar te bejne planet e tyre per ndryshime organike dhe ambjentin dhe keshtu po ndodh edhe me nje futbollist qe luan tek kampionet gjermane.
Noussair Mazraoui nuk është i kënaqur me hapësirën e pakët që ka te Bayern Munich dhe tashmë ka kërkuar nga agjentët e tij që t’i gjejnë tjetër skuadër gjatë verës.
Sipas medieve spanjolle, interesi i Barcelonës dihet prej kohësh, por i duhen goxha të ardhura për ta marrë mbrojtësin, në të kundërt do të tentojë ta afrojë marokenin në formë huazimi.
Mazraoui ka bërë të ditur se do të bëjë gjithçka për të lehtësuar këtë lëvizje në merkaton e verës, pasi dëshira e tij është të veshë fanellën e kampionëve të Spanjës.