Elseid Hysaj është “zënë ngusht” nga gripi dhe temperatura.
Mbrojtësi kuqezi rrezikon që të mos luajë në ndeshjen e madhe të së shtunës ndaj Lazio-s.
“Football Italia”, në një artikull të botuar për 24-vjeçarin, shkruan se shkodrani nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore gjatë seancës së sotme stërvitore për shkak të gripit.
Mirëpo, agjenti i tij theksoi se mbrojtësin nuk e ndal gripi për të mos luajtur ndaj kryeqytetasve.
“Lojtari im kishte ethe, por duhet më shumë se kaq për t’a ndalur që të mos luajë. Më parë ai është përballur me sulmues shumë më të fortë, kështu që nuk do të ketë asnjë problem kundër Ciro Immobile dhe Luis Alberto-s.”- ka thënë Mario Giuffredi për Canale 8. /EDS/