Që kur La Liga rinisi në 13 qershor, Mesi nuk ka të ndalur të bëjë atë që di më së miri: shënimin e golave dhe dhënien e asisteve. Dhe në këtë periudhë të shkurtër të kohës post-pandemike, në të cilën Leo luajti në 11 ndeshje, arriti të shënojë 6 gola, që i kanë lejuar që të kurorëzohet golashënuesi më i mirë i kampionatit (25 gola) për herë të shtatë në karrierë, ccka përbën rekord historik.
Përveç kësaj, Mesi (21) arriti të thyejë edhe rekordin e Çavit (20) me më shumë asiste brenda një edicioni të La Ligas. Përpjekjet për të thyer këto dy rekorde e kanë ndihmuar Mesin të arrijë një rekord shumë më të madh. Ai ka kaluar shifrën e 1000 golave dhe asisteve për Argjentinën dhe Barcelonën, rekord të cilin nuk e ka arritur asnjeri më parë në historinë e futbollit.
Ai është autor i 703 golave dhe 298 asisteve, duke regjistruar shifra, që e fusin padyshim në një rreth shumë të vogël të më të mirëve të historisë. Duhet të themi se pranë këtij rekordi është edhe Ronaldo, i cili numëron 966 gola dhe asiste (732 gola dhe 234 asiste). Portugezi numëron më shumë se 100 ndeshje më shumë se Mesi. /vipsport/