Për Wallace gjendet ngushëllim në profilin Instagram të portierit shqiptar të Lazio, Thomas Strakosha.
Gardiani i përfaqësueses së Shqipërisë që aktivizohet në Seria A me bardhekaltërit, ka pësuar plot 4 gola në supersfidën e të shtunës ndaj Napolit, mes të cilëve ishte edhe autogoli i brazilianit Wallace.
Pikërisht në këtë moment të vështirë të këtij të fundit, Strakosha tenton të ngushëllojë shokun e tij të ekipit dhe t’i japë forcë.
Në këtë tentativë të tij, Strakosha shkruan në llogarinë e tij në Instagram: “Rikthehemi më të fortë se më parë!”.
Është një Lazio e zhgënjyer ajo që del pas ndeshjes në “San Paolo”. Napoli fitoi 4-1, Lazio luan për njërën pjesë të ndeshjes.
Probleme të dukshme të qëndresës mendore dhe një gjëndje e dobët e disa prej të mëdhenjeve, janë arsyeja kryesore, por duhet parë përpara, duke nisur nga ndeshja e radhës, ajo kundër, Steaua Bucarest, në program për të enjten e ardhshme, e vlefshme për të 16-tat e Europa League.
Portieri shqiptar i Lazio, Thomas Strakosha kërkon një reagim të menjëhershëm, sikurse dëshmon edhe një postim i publikuar në llogarinë e tij në Instagram: “Kurrë mos u dorëzo!”. /telesport/