Ismaila Sarr, sulmuesi Watford-it, është njeriu i momentit në Premier League, pasi i shënoi dy gola Liverpoolit, i cili ishte i pamposhtur këtë sezon në kampionat.

Sulmuesi nga Senegali ishte blerja më e shtrenjtë në histori për klubin e Watford-it, i cili pagoi në verë 27 milionë euro te Renne në Francë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sarr është shprehur se me paratë e fituara në Angli i ka bërë një dhuratë të veçantë babait të tij.

“Me paratë e fituara i kam blerë dele babait tim. Më parë ai nuk kishte një fermë, tani e ka një të tillë. Gjithmonë ka qenë ëndrra e tij”, është shprehur futbollisti.

Sarr ka treguar se është edhe një njeri me zemër të artë. Ai nuk e ka harruar origjinën e tij, pavarësisht sukseseve të arritura në karrierën e tij./a2cnn/