Nuk kanë fund “firot” nga Teuta. Pak ditë më parë, Zogaj u largua nga të kampionët në fuqi, ndërsa sipas nesport.al nga Teuta do të largohet edhe sulmuesi Kevin Koubemba.
28-vjeçari afrikan u afrua me shumë bujë gjatë merkatos së verës, por zhgënjeu totalisht në pjesën e parë të sezonit.
Në 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën durrsake, Koubemba arriti të shënonte vetëm 2 gola. Njerin prej tyre nese e mbani mend, ia shenoi Vllaznise ne fazen e pare duke i dhuruar barazimin 1-1 Teutes, ndonese ajo luante me 10 futbolliste.
Ky gol i tij i ka “djegur” shume shkodraneve per vete menyren si u shenua ai, pikerisht me pjesen e pasme te kokes, pa e pare fare porten por qe perfundoi ne trekendesh.
Tani nderkohe klubi dhe lojtari kanë vendosur të mbyllin akordin mes tyre. Më parë nga Teuta janë larguar portieri Celeski, sulmuesi Gjorgjev, Zogaj, Moqi, Xheka dhe së fundmi Koubemba.