Ergys Peposhi ka shenuar nje supergol duke i dhene fitoren Teutes ne ndeshjen ndaj Partizanit dhe me kete trepikesh durrsaket kane marre “hov” duke pretenduar tashme edhe katershen e pare.

Në “Ora Sport” futbollisti i Teutës, Ergys Peposhi u shpreh se kampionati aktualisht është shumë i fortë dhe po bëhet luftë deri në fund.

“Këto kohët e fundit kam shënuar, ndërsa Teuta është një ekip që jep shumë besim për lojtarët. Kampionati është shumë i fortë dhe po bëhet luftë deri në fund. Do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe mund të shkojmë edhe sipër. Pse të mos e tentojmë!

Të them të drejtën blerjet e janarit na kanë dhënë një dorë shumë të mirë dhe na ka ecur shumë mbarë. Ndeshjen e djeshme e kemi dominuar me Partizanin. Goli që shënova dje ishte më i bukuri. Teuta do të shkojë sa më lart në renditje”.