Olsi Myrta ka folur pas ndeshjes që Laçi barazoi 2-2 me Vllazninë. 19-vjeçari u rikthye si titullar te kurbinasit duke pasur ndikimin e tij, pasi shënoi golin e parë dhe fitoi penalltinë.
Pas ndeshjes, Myrta deklaroi:
“Jam i lumtur për golin, vi nga dëmtim 4 muaj. Nuk jam i lumtur për rezultatin e ndeshjes, nuk ishte ashtu siç e menduam. Më vjen shumë keq për rezultatin.
Nuk jam gati 100% të jap atë që kam.
Jam i mërzitur, të kisha bërë golin e tretë do ishte mbyllur ndeshja, por pafat”, u shpreh Myrta për RTSH.