Tjeter rekordi i ri kombetar nga atleti shkodran Franko Burraj ne garen e 400 metrave. Por per fat te keq, 24 vjeçari humbi mundesine per t’u ngjitur ne podiumin e Lojerave Mesdhetare “Oran 2022” pasi u rendit i katerti ne perfundim te kesaj gare.

Gjithsesi, ai e mbyll kete aventure me dy rekorde te reja kombetare dhe per me teper me shifra shume te larta per atletiken shqiptare. Diten e djeshme e uli kohen e kesaj gare nga 46″48 ne 46″26. Por sot nderkohe koha rekord e vendosur prej tij eshte ne shifrat 46″16.

Nese do te ngjitej edhe ne podium do te ishte nje mrekulli megjithate edhe i katerti nuk eshte keq, nderkohe qe medaljen e ka humbur per vetem kaq gje teksa ate e mori nje atlet algjerian.

Ndoshta ne kete gje ka ndikuar edhe mungesa e trajnerit Bruno Rrotani (i cili nuk ka qene pjese e delegacionit olimpik shqiptar ne kete aktivitet), per ta udhezuar per menyren si duhej ta interpretonte kete gare, por perderisa ka vendosur rekord te ri, ai ka dhene me te miren e tij.

Kuptohet qe mundesite dhe pritshmerite per kete sportist jane edhe me te medha dhe ne garat e ardhshme do te tentoje serish rekorde te reja dhe per me teper edhe medalje ne arenen nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/