Trajneri i ekipit të 19- vjeçarëve të Vllaznisë, Luan Zmijani, është shprehur shumë i gëzuar dhe i kënaqur me arritjet e ekipit gjatë këtij sezoni.
Skuadra e Vllaznisë U-19 ka arritur që në këtë sezon të fitojë 3 trofe. Fillimisht, Kupën e Shqipërisë, më pas titullin kampion të Grupit A dhe pastaj edhe titullin kampion kombëtar pas finales së zhvilluar ditën e enjte ndaj Flamurtarit.
Skuadra shkodrane fitoi titullin për herë të dytë radhazi dhe do të marrë pjesë sërish në Ligën e Kampioneve për të rinj.
Në intervistën e tij për gazetën “Panorama Sport”, tekniku Zmijani flet për çelësin e suksesit në këto fitore dhe për punën që po bëhet në akademinë Vllaznia.
Gjithashtu, ai flet edhe në lidhje me mundësinë për të qenë trajner i skuadrës së parë për sezonin e ardhshëm.
“E thashë që ky është një grup që dha maksimumin. Por, tek ekipi i parë gjërat janë ndryshe. Nuk është njëlloj si në kampionatin e 19-vjeçarëve dhe në Kategorinë e Parë.
Prandaj, jam i mendimit se aty duhet gërshetim. Duhet shumë më shumë cilësi dhe pa dyshim punë, grintë, karakter të fortë dhe disiplinë”, thotë ndër të tjera Zmijani në intervistën e tij për gazetën.
Zmijani, nuk ka ku shkon më bukur një vit me shumë trofe për ekipin tuaj, si ndiheni?
Unë, në radhë të parë, dua të falënderoj djemtë dhe stafin tim për punën që kemi bërë. Është një punë që ka nisur që prej më shumë se 10 muajsh dhe tani morëm frytet tona.
Nuk ka ku shkon më bukur që brenda një sezoni të mbledhësh të gjithë trofetë e mundshëm