I thanë se është fat fitorja, por peshëngritësi Erkand Qerimaj rrëfeu në studion e emisionin “Jeto me orën” sfidat e të qenit Kampion Europe me shkëputje.
Në një bisedë pas marrjes së titullit Qerimaj u shpreh se “shumë gazetarë thonë se është fat, por jo, hajde ngreji 120 kg me fat”.
Përtej humorit kampioni rrëfeu emocionet e garës në të cilën triumfoi me medalje ari. Ai u shpreh se forca më e madhe në këtë kompeticion ishte i biri.
“Djalin e mora me vete, edhe nëse do të humbisja doja që ai të kuptonte edhe humbjen, por unë ja dola. Kur ai më thoshte forca babi, kjo më jeptë energji për të vazhduar” tha ai.
Përgjatë bisedës Qerimaj u ndal tek vështirësitë dhe sfidat ndër vite. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi.
Medalja e argjendit shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg./oranews/