Brendon Smajli, mbrojtësi i ri shkodran që u përplas me mesfushorin e ekipit të Kastriotit, Luis Gjini, ka komentuar për “Panorama Sport” incidentin e ndodhur në miqësore, ku pas një përplasjeje me të, Gjini theu këmbën.
“Ishte një përplasje që neve na ndodh shpesh, por kësaj here ka qenë me të vërtetë e hidhur. Gjithçka ka ndodhur për pak çaste.
Kur kam shikuar atë që i kishte ngjarë Gjinit, jam ndier vërtet keq. Lotët më dilnin vetvetiu, ishin çaste që nuk dua as tani t’i kujtoj më.
Sot (dje) kam kontaktuar me Luisin dhe kam folur gjatë me të. Edhe unë vetë jam dëmtuar nga ajo përplasje, pasi pësova shtypje në këmbë, por para atij dëmtimi kjo imja nuk është asgjë. Dua që t’i uroj vetëm shërim sa më të shpejtë”, tha Smajli.