Mëngjesin e kësaj të diele një sasi tritoli është vendsour në mjetin e Suad Licit. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi Lici e ka dalluar poshtë makinës dhe ka njoftuar policinë.
Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në lagjen “Ahmet Haxhia” pranë stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës dhe dyshimet e para janë se kjo ngjarje ka lidhje me postin e tij si administrator i klubit të futbollit Vllaznia. Për këtë ngjarje ka folu Suad Lici, që ka treguar se nuk ka konflikte me askënd.
“Ndoshta është edhe për lidhje me detyrën, le t’ia lëmë organeve kompetente. Unë jam njeri i lirë dhe nuk kam konflikt me askënd. Kërcënime? S’kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njërëzit sqarime dhe e kam bërë.
Aktivizimi i lojtarëve? Unë nuk jam personi përgjegjës, këtë gjë e bën stafi teknik. Unë jam i detyruar për të përmbushur kërkesat e klubit. Largimi? Absolutisht jo, unë sot do vazhdoj jetën e përditshme dhe do shkojmë në ndeshjen e Durrësit.
Pa folur organet kompetente nuk kemi pse e etiketojmë. Ta lëmë qytetin të bëjë jetën sportive sepse ka nevojë. Do vazhdoj jetën, jam në Shkodër e Tiranë dhe jam i lirë. Nuk më tremb askush”, është shprehur Suad Lici.