Eridon Qardaku është një nga lojtarët që po shkëlqen në këtë sezon në Superiore. Futbollisti i Bylisit është grumbulluar nga Alban Bushi për ekipin e Shpresave.

Ditën e djeshme ai ka arritur të shënojë në testin e zhvilluar kundër Kombëtares U-19 dhe për këtë fakt në Ballsh krenohen me talentin shkodran. Përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruhej:

“Dje shënoi në miqësoren që Shpresat U-21 zhvilluan me Kombëtaren U-19! Na vjen mirë që tradita e grumbullimit të lojtarëve të Bylisit nga Kombëtaret e moshave dhe Shpresa po rikthehet!”

Kujtojmë që takimi i zhvilluar në kompleksin “Tropikal” ka përfunduar me shifrat 1-1.